Ja shqiptarët e rrezikshëm që kanë terrorizuar Greqinë

Ja shqiptarët e rrezikshëm që kanë terrorizuar Greqinë

140
SHPËRNDAJE

Policia greke ka publikuar fotot e 4 grabitësve shqiptarë, që gjatë vitit të kaluar terrorizuan Greqinë. Ata akuzohen për grabitje të shtëpive të personazheve VIP në shtetin fqinj dhe sulm me armë ndaj policisë greke.

Sipas mediave greke njëri prej tyre, Vasillaq Toli 22 vjeç është arrestuar kurse tre të tjerët janë në arrati dhe dyshohet se fshihen në Shqipëri

Ata janë Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.Hetuesit grekë kanë zbuluar të gjithë aktivitetin e tyre kriminal, të cilët janë me precedentë penal.

Organizata kriminale ka kryer grabitje me vlerë rreth 1 milionë Euro, e cila godiste shtëpitë e personazheve të njohur, ku vidhte para cash, bizhuteri, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.