Ja rezultatet e para te aksionit te tatimoreve ne Fier

Ja rezultatet e para te aksionit te tatimoreve ne Fier

638
SHPËRNDAJE

Ka nisur aksioni i paralajmeruar i Drejtorise Rajonale Tatimore ne Fier  anti-informalitet. Aksioni ne fjale  synon  edukimin dhe informimi e tatimpaguesve, rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe vetëkorrigjimin e tyre.

9  grupe te përbashkëta të Hetimit Tatimor, inspektoreve te kontollit te Drejtorise Rajonale Tatimore Fier dhe Inspektoriatit të Punës kanë kryer vetem ne diten e pare te ketij aksioni ,106 vizita tatimore në të gjithë Qarkun Fier, duke u përqëndruar si tek sipërmarrjet e mëdha ashtu dhe në ato të vogla.

Rezultatet

-Perfunduar kontroll i plote per subjekte me gjendje kreditore per te cilet  vlera e zbulimit ka qene 3 milion e 259 mije leke te reja per te cilen pervec detyrimit bizneset kane marre edhe penalitete

-Vizita fiskale te perfunduara  pas vleresimit , subjekti gjobitur me vlere 38 mije leke te reja

-Verifikim nga zyra per ndryshim pergjegjesie Tatim Fitimi  per 9 subjekte. Qe do te thote qe kalojne nga biznesi i vogel (me TVSH dhe tatim fitim i thjeshtuar5%)ne biznes te madh( me TVSH dhe 15% Tatim Fitimi)

-96 Takime me biznesin nga Drejtoria e Sherbimit per edukimin e subjekteve te regjistruara rishtazi per deklarimin e sakte dhe brenda afateve ligjore.

Nderkohe nga hetimi tatimor jane vendosur rreth 34 gjoba ndaj subjekteve per mos kolaudim ne kasat fiskale si dhe kuponin tatimor

Aksioni ne fjale do te vijoj ndersa fillimisht eshte zbatuar ne 4 Qarqe te vendit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.