Ja motivacioni shkarkimit të Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin

Ja motivacioni shkarkimit të Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin

48
SHPËRNDAJE

.

Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”, shkruan tvklan.al.
Ky vendim i kryeministrit, Edi Rama erdhi pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë, Policisë së Shtetit apo edhe eksponentëve lokalë socialistë.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij Manjanin, të cilit edhe i komunikoi vendimin e shkarkimit.
Ylli Manjani, u emërua në postin e ministrit të Drejtësisë në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, të cilët dhanë dorëheqjen nga detyra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.