Ja kur do “pastrohen” ndertimet prane lumit “Gjanica”!

Ja kur do “pastrohen” ndertimet prane lumit “Gjanica”!

3286
SHPËRNDAJE

Shpesh eshte folur ne keto 17 vitet e fundit per prishjen e ndertimeve pergjate brigjeve te lumit Gjanica dhe pastrimin e lumit nga inertet e hedhura ne vite dhe hidrokarburet. Te majte dhe te djathte ne prag te fushatave elektorale por edhe pergjate mandatit qeverises te pushtetit qendror e atij vendor kane premtuar per Gjanicen e paster por deri me sot ka ndodhur vetem pastrimi 4 km te lumit nga inertet qe permbyste qindra banesa dhe biznese .Ne 25 shtator te vitit 2017 u prezantua projekti i Rikonceptimit te Qendres se Fierit qe zbuloi edhd me teper detaje te se ardhmes se qendres por edhe fatit te ndertimeve pergjate dy brigjeve te lumit Gjanica.Kreu i bashkise Fier Armando Subashi ka theksuar faktin se ky projekt parashikon si prioritet nje qender bashkohore dhe moderne te Fierit te se ardhmes si dhe sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica.

Subashi ka thene se ka nje vendim te Keshillit Kombetar te Territorit (Dhjetor 2014) per pastrimin e lumit Gjanica ne te dy brigjet ne nje gjatesi prej 8 km .

Kreu i Bashkise Fier eshte shprehur se per shkak se projekti per sistemimin e lumit Gjanica kerkon nje kosto te larte financiare ne nje gjatesi prej 8 km athere eshte pare e udhes ne dakortesi edhe me kryeministrin per te kryer ne menyre te pjeseshme kete projekt.

Kryebashkiaku Subashi eshte shprehur se shtrati i lumit Gjanica do te vishet ne skarpate me beton  dhe ne pjesen e siperme do te kete trotuare , lulishte ,dhe ndricim nderkoh po shfrytezohen mundesite per te shtuar pjesen shtet te siperfaqes per te ringritur ku ishte dikur edhe stadiumi i lojnave me dore.

Projekti i rikonceptimit te qendres ka marre ne 25 Shtator 2017 miratimin me vote nga Keshilli i Bashkise Fier. Projekti ne fjal ka nisur me prerjen e pishave ne qender dhe pastrimin e shtratit te lumit ne nje gjatesi prej 1,3 km ( nga “ura me shkall” dhe perfundon tek “shtepia e oficereve”).Edhe pse nuk ka percaktuar nje date fikse te prishjes se ndertimeve prane lumit Gjanica, si nga Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku I Fierit ne deklaratat e tyre kane premtuar se ky fillim viti do te nis me zbatimin e prishjeve duke i hapur rruge projektit te ri te Qendres se Fierit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.