Ja ç’fare tha ,deputetja e Fierit Antoneta Dhima per programin e Qeverise.

Ja ç’fare tha ,deputetja e Fierit Antoneta Dhima per programin e Qeverise.

1657
SHPËRNDAJE

 
Pasi na degjoi ne alternativat tona te fushates elektorale, si beri bilancet dhe krahasimet e Shqiperise qe kishte ne 2013 dhe asaj qe u trasformua ne 2017, sovrani vendosi te caktoje Partine Socialiste per te sherbyer dhe te zgjedhe per drejtimin e qeverise ne kater vitet e ardhshme, Zotin Edi Rama! Faleminderime dhe mirenjohje pa kufi per votuesit e Qarkut Fier dhe ne vecanti votuesve te Bashkise Patos qe zgjodhen per te qeverisur Partine Socialiste dhe me besuan perfaqesimin e tyre ne kater vitet e ardhshme ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo zgjedhje nuk eshte e rastesishme, por me bindje te plote zgjedhesit pane dhe ndjene se vetem Partia Socialiste eshte forca progresiste me e madhe dhe me e vendosur per te bere shtetin dhe Shqiperine qe duam, forca qe vizionet i kthen ne programe dhe programet ne realitete te preksheme nga te gjithe. Partia Socialiste tregoi se ne nje mandat qeverises mund te behej shume, por nderkohe krijoj hapesirat dhe tregoi se sa shume kemi per te bere ende.
Ne erdhem ne 25 qeshor krenar per gjithe cfare kishim arritur por dhe me zotimin tone se sa do te mund te realizojme ne kete mandat te ri.
Ne ballafaqim ne vendosem realitetin e reformave te ndermara per te bere shtet, dhe ketu jemi deshmimtare te reformimeve ne te gjitha drejtimet e shtetit.
Kthyem besimin ne policine e shtetit, kryem reformen administrative-teritoriale, kryem reformen ne arsim, ndryshuam perkujdesjen shendetesore dhe ulem cmimet e ilaceve, kryem reformen ne sektoret energjitik duke e vene ne eficence, ndalem renimin ekonomik, nisem reformen kunder informalitetit dhe rritem punesimin, kryem reformen ne pensione e perkujdesje sociale si dhe miratuam statusin e naftetareve, treguam kujdes per artin e sidomos trajtimin e monumenteve te kultures, miratuam me konsensus te plote politik reformen ne drejtesi, rritem zerin e Shqiperise si faktor paqe e stabiliteti ne rajon dhe korrekt ne permbushjen e detyrimeve ndaj partnereve tane Euro – Atlantike, besoj se mundem te permiresonim jetesen e qytetareve tane nepermjet rilindjes urbane duke dhene nje vlere te shtuar e duke ritur numrin e vizitoreve, mundem te vendosnim ne eficence lejet e legalizimit dhe kontrollin mbi teritorin.
Kete rruge nuk e kryem vetem, por se bashku, dhe panvarsisht veshtiresive, ja dolem te jemi ne drejtimin e duhur, per Shqiperine qe duam.
Duke lexuar drejt rezultatin e zgjedhjeve te 25 qershorit, Partia Socialiste, eshte e vetedijshme per veshtiresite qe dalin perpara ne kete mandat te ri, ne kete rruge per te bere shtetin qe duam, per te patur shqiperine qe duam, me me shume pune, mireqenje dhe dinjitet.
Ne kete rrugetim te perbashket, Partia Socialiste kerkon partnere serioze dhe me pergjegjshmeri, dhe kjo jo per te ndare pergjegjesite, as per te lehtesuar detyrimin tone perballe zgjedhesve, por ne kuptojme se ky vend eshte shtepia jone e perbashket dhe te gjithe kemi detyrimin te bashkojme energjite per te sjelle ndryshimet qe njerzit presin, per te bere vendin tone gjithmone e me te mire, per sot dhe per brezat qe vijne.
Ne kete rruge partneret kryesore jane qytetaret tane, njerezit e zakonshem te ketij vendi, ata qe vendosen dhe caktuan detyrat tona ne 25 qershor.
Une besoj se te gjithe mundemi te vendosim Shqiperine te paren, te lartesojme emrin e saj kudo ne bote, me miqte e bashkepunetoret tane, duke i lene problemet e brendshme te zgjidhen aty ku lindin, te mundohemi se bashku te japim me shume se c’mund te marrim, te perpiqemi te ecim bashkarisht ne rrugen e progresit dhe jo te shtyjme e pengojme, duke shtyre e penguar vendin tone.
Le te kujtojme fjalet e Kenedit: “ Mos pyet cfare beri vendi per ty , por cfare bere ti per vendin tend! ”
Programi i qeverise per mandatin 2017-2021 eshte nje program ambicioz , shume i qarte dhe i arritshem si ne starategjite ashtu edhe ne objektivat e tij .
Ne programin e qeverise per periudhen 2017-2021 synohet zhvillimi i qendrueshem i ekonomise , zbatimi i reformes ne drejtesi si dhe integrimi europiane .
Rritja e qendrueshme ekonomike do te realizohet nepermjet rritjes ekonomike me 5.5- 6% ne fund te mandatit , uljes se borxhit publike nen nivelin 60 % , rritjes se ndjeshme te pagave dhe pensioneve , permiresimit te klimes se biznesit dhe partneritetit me sipermarrjen , nxitjen e turizmit si nje burim i rendesishem dhe lehtesimin e sherbimeve per qytetaret e sipermarrjes nepermjet komunikimit dhe teknologjise.
Gjithashtu zbatimi i reformes ne drejtesi eshte nje nevoje jetike qe duhet te zbatohet sa me shpejte, per te garantuar nje qeverisje funksionale dhe te pergjegjeshme .
Qeveria Shqiptare ne programin e saj synone te konsolidoje pozitat e shqiperise ne hapesiren e Europes Adriatike , te mbroje te drejtat e shqipetareve ne rajon, si dhe te intesifikoje ritmin e procesit te integrimit ne Bashkimin Europiane .
Fale arritjeve te reformave ambicioze e gjithe-perfshirese, Shqiperia siguroi statusin e vendit kandidate per anetaresimin ne Bashkimin Europian dhe tashme pergatitet per fillimin e negociatave te anetaresimit.
Ky manadat qeverises eshte mundesia dhe pergjegjesia jone per te zbatuar dhe avancuar reformat e rendesishme dhe transformuese , per te bere ate qe nuk mundem ta benim ne mandatin e pare qeverises, per ta bere Shqiperine qe duam nje realitet te kudondodhur nga veriu ne jug , permes nje bashkeqeverisje reale dhe te perditeshme me njerezit e zakonshem te ketij vendi .
Programi i paraqitur nga Kryeministri, dhe besimi qe ne i dhame sot ketij kabineti, jane starti i nisjes se rruges se perbashket per Shqiperine qe duam, per shtet, pune dhe mireqenie.
Duke shprehur bindjen ne mbeshtetjen e kolegëve , uroj Kryeministrin dhe antaret e kabinetit suksese ne misionin tuaj per nje Shqiperi me te mire dhe me Europiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.