Ja ç’fare shkruan 23 vjecari nga Verria pse proteston kunder plerave

Ja ç’fare shkruan 23 vjecari nga Verria pse proteston kunder plerave

545
SHPËRNDAJE

“Unë jam Griseldi, 23 vjeç, lindur në fshatin Verri të Fierit. Si gjithe te tjeret edhe une jam familje kriminelesh. Kam mbaruar studimet bachelor për histori në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht jam në master në të njëjtin fakultet. Aty kam mesuar se kriminele si ne kane ndryshuar boten pergjate historise. Ghandi per pushtuesin anglez ne Indi ishte kriminel. Por vendosmeria, urtesia dhe forca e arsyes se tij mposhti nje perandori. Martin Luther King akuzohej si kriminel qe nxisje urrejtjen racore ne Amerike, por edhe fale tij sot ai vend eshte nje nga me madheshtoret ku te gjithe kane te drejta te barabarta, pavaresisht ngjyres se lekures. Minatoret ne Angli, levizjet e grave, revolucionaret ne Filipine, Mandela ne Afriken e Jugut e qindra e mijera te tjere qe kane ndryshuar boten, kane qene kriminele per kundershtaret e tyre. Kundershtare te cilet historia sot i kujton me percmim sepse perfaqesojne te keqen. Bash njesoj sic perfaqeson te keqen kushdo qe mbron, financon, mbeshtet politikisht dhe lejon ngritjen e inceneratorit ne fshatin tone. Familja ime jeton në fshatin Verri. Kryesisht familjarët merren me bujqësi, si e gjithë Myzeqeja. Kemi vite e vite që merremi me kultivimin e domateve dhe pjeprit. Po ju tregoj si është të jetosh në një familje fermere. Të merresh me bujqësi në Shqipëri nuk është shumë e thjeshtë. Bujqësia gjithmonë premtohet se do të jetë lokomotiva e ekonomisë sonë, dhe asnjë qeveri nuk ka menduar më pas për këtë potencial. Nuk marrim subvecione, farërat dhe pesticidet janë pa cilësi, naftën për mjetet bujqësore e marrim bashkë me taksë qarkullimi, uji për vaditje shpesh mungon, tregu shpesh herë është nën kosto, e plotë perifeci të tjera si këto. 

Në datë 17 mars të këtij viti, të afërmit më njoftojnë, se një kompani anonime, njofton banorët e fshatit Verri se do të ndërtonin një impiant për djegien e plehrave. Alarmohem, sepse e dija për çfarë bëhej fjalë. Ishte i njëjti projekt monstruoz që donin ta ndërtonin më parë në Mbyet dhe në Mbrostar dhe kishin dështuar. Në datën 20 mars, zhvillojmë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit. Pa shkuar ne në mbledhje, mjetet e firmës anonime ishin instaluar. Sapo takimi nisi, ne e kundështuam dhe braktisëm sallën. Që prej datës 20, protesta nuk ka ndalur. Shëpitë e para të fshatit ndodhen afro 600m larg projektit famëkeq. Uji nëntokësor në dimër, ndodhet 10 centimetra nën tokë. Në Myzeqe, projekte të tilla as që duhen menduar, sepse Myzeqeja ka një potencial të jashtëzakonshëm bujqësor. Smund t’i bësh dot të dyja, edhe bujqësinë, edhe plehrat. Vetëm familja ime në periudhën qershor-shtator, prodhon 2-3 Ton domate në çdo 2 ditë. Janë produktë tepër cilësore sepse i kultivojmë në fushë të hapur. S’mund të lejoj që ky projekt të kërcënojë me asgjesim një popull të gjithë. Këto domate dhe pjepër nëse ndërtohet impianti, nesër do të jenë kanceroze. Rrezikohet thuajse gjithë Shqipëria nga këto produkte.

 Mbetjet dhe tymi i kësaj fabrike do e helmojnë gjithë Myeqenë.

 Ah, moj fisnikja Myzeqe. Aq bujare, e bukur, e ngrohtë, mikpritëse…Fushë përrallore, 300 ditë me diell, çdo gjë sikur i ka vendosur Zoti me dorë, gjelberim, jetë… 

Nuk kanë për të të shkatërruar, jo! 

Për të mbushur xhepat pak persona, nuk mund të lejojmë të zhduket një popull i tërë. Plehrat nuk do t’i sjellin në Myzeqe, sepse populli është zgjuar. Kërcënimet dhe procedimet e policisë s’kanë ç’na bëjnë. Do ta shpiem deri në fund kauzën tonë të drejtë. E drejta do fitoje. Gjithnjë ka fituar kur populli është bashkuar.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.