Ja 5 arsye pse duhet te vizitoni Shqiperine

Ja 5 arsye pse duhet te vizitoni Shqiperine

168
SHPËRNDAJE

Nëse ju keni treguar miqve apo të afërmve se këtë verë keni planifikuar të vizitoni Shqipërinë, shpesh mund të keni dëgjuar përgjigje të tilla si: “pse aty?”, ose “por ajo nuk është e sigurt!” E vërteta është se Shqipëria është një vend i mbushur me bukuri natyrore dhe ka një kulturë të zhvilluar. Njerëzit aty janë jashtëzakonisht të hapur dhe mikpritës, të gatshëm për të pranuar turistë dhe për të treguar vendin e tyre.

Sipas Business Insider kjo është koha perfekte për të vizituar Shqipërinë dhe sugjeron 5 vende që duhen vizituar. Ata janë:

1. Berati

Në artikull portali “Business Insider” e quan Beratin si xhevahir në kurorën e Shqipërisë. I njohur edhe si “Qyteti i një mbi një dritareve”, ai është i famshëm për shtëpitë  e bardha otomane të vendosura në faqen e një kodre. Udhëtimi në këtë qytet është i vlefshëm për shkak të karakteristikave të tij unike dhe planifikimit arkitektonik.

2. Parku Kombëtar i Valbonës

Ky rajon kufizohet me Kosovën, territorin e kërkuar ashpër nga serbët dhe shqiptarët etnikë. Ai është shtëpia e qenve të egër, ujqërve, dhe arinjëve. Por mos lejoni që kjo tu stepë! Malet ofrojnë alpinizëm dhe kamping fantastik. Aty mund të qëndroni në banesa tradicionale, të cilat kushtojnë 28 dollarë nata.

3. Liqeni i Komanit

Liqeni i Komanit ofron një pamje të mrekullueshme të “Bjeshkëve të Namuna”. Sipas artikullit një udhëtim përgjatë këtij liqeni është i krahasueshëm vetëm me një udhëtim në Fjordet Norvegjeze.

4.Himara dhe Jala

Himara ofron ushqimet më të freskëta të detit, kurse Jalën artikulli e quan si “Ibiza e Shqipërisë”.

5.Tirana, qyteti më unik i Europës

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.