Italianët japin alarmin”Europa do pushtohet nga droga që vjen nga Shqipëria”

Italianët japin alarmin”Europa do pushtohet nga droga që vjen nga Shqipëria”

51
SHPËRNDAJE

Gazetarët e emisionit Estovest që transmetohet në RAI 3 në Itali, kanë bërë një reportazh në Shqipëri për çështjen e kanabisit.Gazetarët kanë intervistuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me situatën e fundit të drogës në Shqipëri.

Berisha është shprehur:
Një gjë dua të nënvizoj, për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur pasi janë 10 mijë tonelata droge në tunele”.
Dhe teksa shoqëron me pamjen e parcelave të kanabisit, gazetari italian komenton:
Ndoshta është e vërtetë ajo çfarë thotë ish-kryeministri Sali Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një pushtim droge të paprecedentë që vjen nga Shqipëria”.
40 tonelatat e sekuestruara vitin e kaluar duket se janë një pikë në oqean me atë që pritet të ndodhë me drogën e kultivuar në Shqipëri, që pritet të lëshohet si një cunam kanabisi drejt Europë, sipas gazetarit italian.
Gazetarët kanë zbuluar edhe një bunker të madh në Durrës që më parë kishte qenë i mbushur plot me kanabis.
Në reportazh, ata shprehen: 
Vjen ende era e kanabisit, që të mbyt”.
Më poshtë mund të ndiqni reportazhin e plotë:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.