Inspektoriati Shtetëror Teknik ka nxjerrë konkluzionet për shpërthimin në Ballsh

Inspektoriati Shtetëror Teknik ka nxjerrë konkluzionet për shpërthimin në Ballsh

541
SHPËRNDAJE

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nxjerrë konkluzionet për shpërthimin që ndodhi në uzinën e naftës në Ballsh. Sipas ISHTI-it, shpërthimi ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të valvulës së sigurisë, pasi nuk ishin respektuar rregullat teknike.
Në njoftimin e Inspektoriatit thuhet se “nuk funksionoi valvula e sigurimit. Në uzinën e Ballshit bëhej pastrimi i naftës me hidrogjen.
Presioni i punës së pajisjes u rrit në mënyrë të menjëhershme.
Ngjarja ndodhi gjatë vënies në punë të impiantit të manovrimit për ndarësin.
Shkak i shpërthimit qe mosrespektimi i rregullave teknike. Konkluzionet do t’i vihen në dispozicion, prokurorisë për hetime.

Pas shperthimit ,për të kryer hetimet ka mbërritur një grup hetuesish nga prokuroria Fier që drejtohej nga prkuorir Clirim Sina.
Burime nga prkuoria pohuan se eshte ende shpejt të flitet për shkakun e shpërthimit pasi nuk jan kryer hetimet e plota. Po ikim se eshte natë e do rikthehemi në mëngjes kur te ket dritë, ka pohuar prokurori Sina

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rafinerinë e Ballshit, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një punëtor, ndërsa u plagosën 5 të tjerë.

Organi i akuzës po heton për “shkelje të rregullave në punë”, ndërsa do të jenë rezultatet pas hetimit ato që do të sqarojnë edhe për përgjegjësitë e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas një defekti në kompresorin në repartin e hidropastrimit, e më pas nga bllokimi i valvulës së bombolës së hidrogjenit, pasoi shpërthimi dhe zjarri në uzinë.

Në momentet e zjarrit, në të gjithë uzinën ishin në turn 300 punonjës, të cilët janë larguar me shpejtësi nga ambientet e punës. Zjarrfikëse nga Ballshi, Fieri, Tirana e Vlora shkuan në uzinë për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Rreziku më i madh qëndronte te reparti ngjitur, ai i reaktorëve, pasi nëse flakët depërtonin aty, atëherë mund të ndodhte një katastrofë e vërtetë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.