Informacion i Policise :Ja c’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit...

Informacion i Policise :Ja c’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne Fier

289
SHPËRNDAJE

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 01.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.H, vjeç 27, pasi dyshohet se bashkëshorti B.H vjeç 36 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit F.B e A.B, vjeç 42 e 39, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës dhe vjehrrës, shtetases XH.B, vjeç 57.  Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2018, u ndalua shtetasi A.Ç, vjeç 40 banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar 10 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe i mbetet për të kryer 3 muaj e 24 ditë burg. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 130/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.