Inceneratori ne Fier:Kompania ka marrë nga buxheti 5.8 milionë euro, pa bërë...

Inceneratori ne Fier:Kompania ka marrë nga buxheti 5.8 milionë euro, pa bërë asnjë punë

310
SHPËRNDAJE

Kur akoma nuk është hedhur asnjë gur në themelet e inceneratorit, kompania ka arritur të marrë një pagesa të vazhdueshme nga qeveria. Thesari në Ministrinë e Financave ka paguar në ditët e fundit të vitit 2017 një faturë tjetër prej 108 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) ndaj kompanisë Integrated Technology Waste Treatment.

Kjo nuk është pagesa e parë që merr kompania pasi edhe më herët janë bërë një seri të tilla.  Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, Integrated Technology Waste Treatment Fier, më datën 19 dhjetor 2017 ka ekzekutuar faturën prej 108 milionë lekësh, duke e çuar kështu shumën e përgjithshme të pagesave ndaj kompanisë në 771 milionë lekë ose rreth 5.8 milionë euro.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka të drejtën për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit nëpërmjet koncesionit me Partneritetit Publik Privat, teksa ka përfituar nga qeveria 21% të vlerës së investimit.

Sipas Ministrisë së Financave, impianti i mbetjeve në Fier do të kushtojë rreth 3.6 miliardë lekë ose 27 milionë euro.  Financimi është përllogaritur të bëhet gjatë periudhës 2017-2022. Kufiri vjetor i financimit është 661.5 mln lekë.

-Banoret-

“Na premtuan që nuk do bëhej inceneratori. Para zgjedhjeve në maj i hoqën makineritë dhe na u tha që nuk do vijonte më si projekt. Kryebashkiaku në një takim jopublik me përfaqësues të fshatit tonë na premtoi që kjo nuk do të ndodhte edhe deputetët e zonës na dhanë fjalën që gjithçka do të rregullohej por nuk ndodhi kështu.Peticion i banoreve te Verrise ne Fier kunder ngritjes inceneratorit

Kompania që se dimë çfarë kompanie është në fakt, është kthyer sërish, ka tentuar të na joshë duke na thënë që do kemi përfitime dhe do na punësojnë por edhe na kanë kërcënuar por ne nuk do heqim dorë”

/Monitor/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.