IBRAHIM MORINA drejtori i ri i ALUIZNI-t

IBRAHIM MORINA drejtori i ri i ALUIZNI-t

352
SHPËRNDAJE

Emërohet drejtori i ri i ALUIZNI-t në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, Rama-Basha. Kështu me propozim të PD dhe me miratimin e Kryeministrit Rama, është emëruar Ibrahim Morina në postin e kreut të ri të ALUIZNI-t.
Morina do të zëvendësojë në këtë mënyrë Artan Lamen, të paktën deri më 25 qershor.
Posti i kreut të ALUIZNI-t ishte pjesë e marrëveshjes politike Rama-Basha si një nga 6 drejtoritë që qeveria lëshoi për opozitën, si garanci që kërkonte kjo e fundit për të marrë pjesë në zgjedhje.Morina ka qene nje prej drejtuesve te PD Fier per disa vite .
Krerët e Drejtorive që ndryshojnë sipas marrëveshjes Rama – Basha:
Drejtori i OSHEE.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNIT.
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave.
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.