I vodhi canten nje gruaje, arrestohet I riu nga LEVANI

I vodhi canten nje gruaje, arrestohet I riu nga LEVANI

353
SHPËRNDAJE

Fier 

Në datën 06.06.2017, shtetasia E.Ç, 30 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maj”, Fier, kallzon se në datën 06.06.2017 rreth orës 20:25, në lagjen “1 Maj”, Fier, në vëndin e quajtur “Kupola Center”, i kanë vjedhur çantën e dorës ku brenda ndodheshin dy aparate celularë dhe një varëse floriri.

 

Nga veprimet hetimore të kryera, në datën 07.06.2017 nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi:

 

-Merelo Sulaj, 32 vjeç, banues në Levan, Fier.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.