Arestohet I sëmuri mendor qe qëlloi për vdekje efektivin e FNSH

Arestohet I sëmuri mendor qe qëlloi për vdekje efektivin e FNSH

159
SHPËRNDAJE

Përfundon operacioni i policisë për kapjen e David Qosen, person me probleme mendore që qëllonte me armë në ajër, i cili vrau dhe një prej policëve gjatë të shkëmbimit të zjarrit. I riu është arrrestuar në banesën e tij, pas disa orësh tentativa për tu dorëzuar. Ardian Kodra mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë që pati sot në fshatin Torovicë, gjatë përpjekjeve për kapjen e shtetasit, David Qosja. Ky i fundit, njihet nga banorët e zonës si person me probleme mendore, ndonëse nuk ka një kartelë klinike për të.

Prej paradites së sotme efektivët e policisë dhe forcat e FNSH dhe RENEA-s kanë rrethuar banesën e 27-vjeçarit David Qosja, prej nga ku ai qëllonte me armë në drejtim të policisë. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga momenti kur policia iu drejtua banesës së tij, Qosja refuzon të dorëzohet.
Situata në Torovicë vijon të jetë e nderë, pasi 27-vjeçari vijon të qëllojë me armë, sipas policisë tip automatik.
RENEA ka larguar nga perimetri i sigurisë të gjithë banorët e zonës, që priren të jenë të rrezikuar nga operacioni për kapjen e autorit të ngjarjes. Ndërkaq, snajperat dhe forcat e RENEA-s janë pozicionuar, ndërsa është hedhur gaz lotsjellës në banesën e autorit.

Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilinë ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por nga banorët e zonës, David Qosja njihet si person me të meta mendore dhe pse ligjërisht ai nuk rezulton i regjistruar në asnjë spital apo klinikë psikiatrike dhe nuk ka kartelë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.