I gjeten ne bahce 11 rrenje hashash arrestohet 60 vjecari

I gjeten ne bahce 11 rrenje hashash arrestohet 60 vjecari

79
SHPËRNDAJE

Divjakë 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia zbulon një tjetër rast.
Arrestohet në flagrancë autori.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe në bazë të informacioneve që dispononin shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Grabjan, pranë banesës së shtetasit Miço Qerosi, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Miço Qerosi, 60 vjeç, banues në fshatin Grabjan, Divjakë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.