I gjeten ne bace 26 fidane me Kanabis arrestohet i riu

I gjeten ne bace 26 fidane me Kanabis arrestohet i riu

579
SHPËRNDAJE

Divjakë 

Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier. 
Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Këmishtaj, pranë banesës së shtetasit Armand Lami, në baçen e tij u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Armand Lami, 23 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.
Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.