Harxhuan miliona euro investime per ujin por FIERAKET  jane pa uje

Harxhuan miliona euro investime per ujin por FIERAKET  jane pa uje

253
SHPËRNDAJE

Rreth nje vite me pare jane investuar rreth 4 milion euro per instalimin e rrjetit te brendeshem te FIERIT. Ne kujtesen e qytetareve fierak nuk mund te harrohen rruget e cara dhe pluhuri qe na shoqeruan per gati nje vit. Ne emer te ketij investimi qe do te sillte furnizimin 24 ore me uje dhe heqjen e te gjitha pompave, te gjithe heshten . Sot Fieri eshte pa uje . 

Pa uje me pompa dhe me gjithe kete investim. Banoret ne qender e periferi te kateve te larta kane dy dite pa uje ndersa nga Ujesjellesi Fier kjo mungese e ujit  justifikohet me reduktim te rezervave hidrike . Banoret e Fierit ne disa lagje problematike si 29 Nentori, 15 Tetori dhe 8 Shkurti jane ankuar se kjo situate eshte e padurueshme dhe nuk marrin asnje pergjigje nga drejtoria e ujesjellesit  edhe pse paguajne cdo qindarke

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.