Gruaja e Kelmend Balilit kërkon kapjen e burrit të saj

Gruaja e Kelmend Balilit kërkon kapjen e burrit të saj

67
SHPËRNDAJE

Alma Balili, bashkëshortja e Kelmend Balilit ka akuzuar policinë për ndërhyrjen me forcë në banesën e saj gjatë aksionit të sotëm të RENEA për të kapur “Escobarin” e Ballkanit.
Duke folur për mediat, ajo thotë se nuk mban komunikim me burrin dhe për më tepër nuk e di se ku ndodhet. Madje ka kërkuar që ai të gjendet sa më shpejt.
“Nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di se ku është. Shteti të më gjejë burrin ku e kam”, ka thënë Alma Balili.
Kelmend Balili është në kërkim ndërkombëtar që prej majit 2016 kur autoritetet greke kërkuan arrestimin e tij me akuzën se drejton organizatë droge.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.