Gripi i shpendeve ne dy fshatra te Fierit

Gripi i shpendeve ne dy fshatra te Fierit

234
SHPËRNDAJE

Gripi i shpendeve shfaqet ne dy fshatra te rrethit Fier.
Drejtoria e Veterinarisë në bashkinë e Fierit ka njoftuar sedy vatrat e dyshiara te  gripit të shpendëve janë zbuluar në dy fshatra.
Drejtuesja e Veterinarise se Bashkise Fier Luiza Strati ka shpjeguar se zonat e prekura janë Semani dhe Topoja. Ajo shton se si pasojë e këtij virusi kanë ngordhur një numër i madh shpendësh në këto dy zona.
Janë prekur shpendë të mbi 20 familjeve thotë Luiza Strati.
Janë dërguar analizat në Institutin e Bujqësisë, por nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. I bëjmë thirrje Institutit të Bujqësisë, të sjellë përgjigje. Nevojitet të merren masa dhe të vendoset karantina. Instituti i Bujqësisë të mos neglizhojë situatën. Gripi i shpendëve nuk përhapet te njerëzit. Mostrat e shpendëve të ngordhur prej 4 ditësh janë dërguar në institut. Gripi dyshohet se është përhapur nga harabelat , tha Strati.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.