Gramshi

Gramshi

1191
SHPËRNDAJE

Gramshi ndodhet në juglindje të Shqipërisë, kufizohet me është Elbasanin, Beratin, Skraparin, Korçën, Pogradecin e Librazhdin. Gramshi ka qënë i banuar që në lashtësi, gjë që vërtetohet nga dokumentat dhe legjendat e shumta. Kjo konfirmohet edhe nga gjetjet e shumta arkeologjike si në varrezën tumulare të Cërujës, Kalasë së Irmajit, etj. Ky vend u zgjodh nga të parët për tokën pjellore dhe ujin e bollshëm të lumit Devoll. Klima e Gramshit është klimë mesdhetare me dimër mesatarisht të ftohtë e verë të ngrohtë dhe të thatë.

Vizitorët mund të mbrrijnë në Gramsh direkt nga qytete të ndryshme me autobuzë, furgonë apo taksi. Qytetet me lidhje direkte me autobus janë: Durrësi (130 km), Berati ( 127km), Lushnja ( 86 km), Elbasani ( 45km), Korça (86 km) dhe Tirana (100 km).

Hotelet Qyteti Gramsh Hotel Tomorri. Sheshi “Kamber Dërmyshi”, Gramsh. Tel/ 00355 513 22 346 Cel/ 00355 69 21 78 921 E-mail: Hotel-tomorri-gr@gmail.com Çmimi; 1000 lekë për person, 2 000 lekë dhoma. Ka bar dhe piceri dhe internet.

Grabovë: Hotel Grabova Cel/ 00355 68 20 86 648 Çmimi: 1000 lekë për person Ka bar restorant.

Ujëvara e Sotirësdownload (13)

Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujvarë. Në pjesën e sipërme të ujëvarës ndodhet dhe një fushë e përshtatshme për të vendosur kampingun (çadra). Nga Gramshi: Për të mbrritur në Ujëvarën e Sotirës nevojitet të marrësh autobusin e Kushovës (pranë xhamisë) ose një makinë foristradë para spitalit të qytetit, e cila të çon shumë pranë ujvarës. Autobuzi niset në orën 06 00 në mëngjes dhe 13 00 mbasdite. Çmimi i biletës është 1 500 lekë. Kthimi nga Kushova: Nisja nga qendra e fshatit në orën 07 00 në mëngjes dhe në orën 15 00 mbasdite.

Kanioni i Holtës

Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Eshtë 3 km i gjatë, 350 m i lartë dhe në dalje gryka ngushtohet deri në 10 m. Në shpatet e kanionit ndodhen shumë shpella karstike të paeksploruara të përshtatshme për eksploues aventurier. Pranë Kanionit ndodhen shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike, stalaktite e stalagmite me bukuri të rrallë. Nga Gramshi: Shkohet me makinë fuoristradë 3 500 lekë (1 – 5 vetë). Me autobuzat drejt Elbasanit shkohet deri në fshatin Drizë e më pas afërsisht 2 orë në këmbë (8 km), bileta 50 lekë

Mali i Tomorrit14884379

Mali i Tomorrit ndodhet 30 km larg nga Gramshi 12 km nga Kërpica. Tomorri ka një pamje të mrekullueshme dhe ngrihet 2416 m mbi nivelin e detit. Mund të udhëtojmë rreth 7 – 9 orë vajtje ardhje nga fshati deri në bazë (4-5 orë në ngjitje e 3-4 orë zbritje). Në këtë mal organizohet edhe festa e “Baba Tomorrit” festë e bektashinjëve në datat 22 – 25 gusht. Nga Gramshi: Me autobus deri në Kërpicë (nisja pranë xhamisë) 200 lekë bileta, çdo ditë në orën 06 00 dhe në kthim 07 30 mbasdite 13 15 dhe kthimi 15 00. Me foristradë nisja para spitalit dhe kushton 2 500 lekë. Më pas udhëtohet në këmbë drejt vendit ku mund të ngrihet kampingu.

Grabova Ndodhet 44 km larg Gramshit ne lartesine 1250 m mbi nivelin e detit.Vendbanim i hershem qe vertitet rreth dy perandorive, asaj Romake e Bizantine, por e njohur per zhvillimin e madh qe mori ne shekujt XIV- XVII. Permendet per bukurite e saj natyrore, kishat, urat, kalldremet e çezmat e vjetra. Nga Gramshi: Shkohet me autobus deri në Lenie bileta kushton 300 lekë, nisja para spitali. Nisja nga Gramshi në orën 13 00 dhe nga Lenia për në Gramsh në orën 06 30 Nga Lenia duhet të udhetohet në këmbë rreth 1 ore e 30 minuta. Me foristrade shkohet deri ne Grabove dhe bileta kushton 6 000 leke, vajtje ardhje. Nisja para spitalit.

Liqeni i Zigramsh_city

Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Eshtë liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastët dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mimeralizim të lartë, dhe PH 7.5 – 8.39. Në burim nga 1 – 15 gusht, njerzit bëjnë deri në 5 banjo, nga 1 në çdo ditë, pë t’u kuruar nga sëmundjet e reumatizmës. Nga Gramshi shkohet me autobus deri në Lenie bileta kushton 300 lekë, nisja para spitali. Nisja nga Gramshi në orën 13 00 dhe nga Lenia për në Gramsh në orën 06 30. Nga Lenia duhet të udhëtohet në këmbë rreth 2 orë. Me foristradë, nisja para spitalit dhe kushton 7000 lekë

Kalaja e Irmajit

Ndodhet rreth 17 km nga Gramshi, pranë fshatit Tunjë e Lubinjë, në majën e një kodre 980 m mbi nivelin e detit. Kala e njohur edhe me emrin “Kalaja e Kodrionit”. Eshtë vendbanim i hershëm ilir, rreth 2400 vjeçar, që vërtetohet nga zbulimet arkeologjike dhe gjetjet e ndryshme rreth saj. Mbetjet e kalasë, përfaqsohen nga një mur guri reth 25 m linear në formën e shkronjës L. pozicioni dominues, vend nga ku mund të sodisësh të gjithë zonën e Gramshit, një pjesë të Lushnjës, Beratit e deri në det, pylli i lisit dhe qetësia e natyrës e bën atë një vend shumë tërheqës. Me autobus deri në “Qafën e Shëmtithit”. Nisja pranë xhamisë, në mëngjes në orën 06.00 dhe mbasdite në orën 13.00. Kthimi nga Tunja në mëngjes në orën 07.00 dhe mbasdite në orën 14.00. Bileta kushton 100 lekë. Më pas rreth 4 km në këmbë (1 orë rrugë). Me foristradë. Nisja para spitalit. Bileta kushton 2 000 lekë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.