Video/Grabitet blindi që po transportonte paratë e një një banke.

Video/Grabitet blindi që po transportonte paratë e një një banke.

80
SHPËRNDAJE

I njëjti skenar, në vende të njëjta, ashtu si në 3 dhjetor të 2015 persona ende të paidentifikuar grabitën blindin që po transportonte paratë e një një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit, duke ngjallur dyshime të forta se bëhet fjalë për të njejtin grup.

Burime policore bëjnë me dije se blindi i bankës është grabitur rrugës së Rinasit, në Qafë-Kashar, nga 4 persona të armatosur, që nën kërcënimin e armëve fillimisht kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë arritur të marrin 100 mijë euro.


Autorët duket se kanë përdorur të njejtën skemë pas grabitjes, kanë shpejtuar të zhdukin gjurmët duke djegur automjetin me të cilin kryen grabitjen në afësi të urës së Limuthit, ashtu si në rastin e parë.
Grabitja ndodh fiks 24 orë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu kërkoi Policive Private të ngrenë rrogat e punonjësve në jo më pak se 330 mijë lekë në mënyrë që t’i motivojnë më shumë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.