Goditi me mjete te forta 3 persona prangoset 28 vjecari

Goditi me mjete te forta 3 persona prangoset 28 vjecari

1642
SHPËRNDAJE

Fier!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
-Roskion (Arsen) Plaka, 28 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 17.12.2016, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin H.P, 19 vjeç, banues në fshatin Kurjan. 
Gjithashtu më datën 15.12.2016 dhe 16.12.2016, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasit: B.Gj, 53 vjeç, banues në Roskovec dhe E.Z, 21 vjeç, banues në fshatin Luar. 
Dyshohet se ky shtetas mund të ketë probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga Neni 89 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.