Godet policin dhe ofendon mjeket,arrestohet autori

Godet policin dhe ofendon mjeket,arrestohet autori

175
SHPËRNDAJE

Lushnje!
Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë si edhe ofendon personelin mjeksor të spitalit Lushnje, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Etmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjeksor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithsme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje” parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.