Godet me kaçavidë tre shtetas duke plagosur rëndë një prej tyre arrestohet...

Godet me kaçavidë tre shtetas duke plagosur rëndë një prej tyre arrestohet nga policia.

1338
SHPËRNDAJE

Fier!
*Godet me kaçavidë tre shtetas duke plagosur rëndë një prej tyre dhe lehtë dy të tjerët, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh.(I dënuar më parë për “Vjedhje”).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.