Godet kryetarin e fshatit edhe i dëmton makinen ,perfundon ne pranga

Godet kryetarin e fshatit edhe i dëmton makinen ,perfundon ne pranga

523
SHPËRNDAJE

Mallakastër!
Godet për shkak të detyrës Kryetarin e fshatit si edhe i dëmton automjetin, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Florent Çaushaj, 32 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallkastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Drizar, për shkak të detyrës ka goditur me grushte shtetasin E.S, 33 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Drizar si edhe i ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip autoveturë me targë AA 868 HF në pronësi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga Nenet 237 e 150 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.