Gjobë kush nuk deklaron vendbanimin

Gjobë kush nuk deklaron vendbanimin

1220
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se, nëse qytetarët nuk deklarojnë vendbanimi real por edhe nëse e ndryshojnë atë, do të gjobiten.
“Në Janar hyn në fuqi ligji për Gjendjen Civile duke përcaktuar një periudhë 6-mujore kohë zerimi i të gjitha detyrimeve për të gjithë ata që duan të ndryshojnë adresën duke përputhur vendbanimin real me vendbanimin që njeh shteti në letra. Kjo është shumë e rëndësishme. Deri më sot ka qenë një tarifë që në njëfarë mënyre përbënte pengesë reale për qytetarët”, tha Tahiri.
Ministri theksoi se qytetarëve iu është dhënë 6 muaj kohë ku veprimet bëhen me tarifa zero, por gjithçka ndryshon në muajin Qershor:
“Ne kemi parashikuar 6 muaj kohë kur qytetarëve nuk do u duhet të paguajnë asnjë lekë për të ndryshuar vendbanimin e tyre. Pas 6 muajve është parashikuar edhe gjobë për të gjithë ata që nuk ndryshojnë vendbanimin dhe ndërkohë me vullnet të tyre lejojnë mosdeklarimin e vendbanimit permanent të tyre”.
Gjobat nëse nuk deklaron apo ndryshon vendbanimin
Nëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar pranë zyrave të Gjendjes Civile atëherë do të penalizoheni me 10,000 lekë gjobë nga 3.000 lekë që është aktualisht.
Ky është amendimi i ligjit për Gjendjen Civile, i miratuar nga Kuvendi që hyri në fuqi këtë Janar. Risia ka të bëjë edhe me faktin se në regjistrin e Gjendjes Civile do të parashikohet edhe deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem.
Në nenin 22 të projektligjit është ndryshuar masa e gjobës për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës së përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të ligjit që lidhet me deklarimin e regjistrimit fillestar të vendbanimit dhe të ndryshimit të vendbanimit, nga 3 000 lekë në 10 000 lekë. Por, në dispozitën kalimtare të këtij projektligji është parashikuar pezullimi i kësaj gjobe për një periudhë 6-mujore, nga hyrja në fuqi e këtij projektligji.
Ligji në fuqi parashikon që në rast ndryshimi të vendbanimit, apo kur një banesë nuk përdoret më për përdorim vetjak apo të familjes, ky ndryshim deklarohet në zyrën e gjendjes civile. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim.
Vendbanimi
Në nenin 22 të projektligjit është ndryshuar masa e gjobës për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës që lidhet me deklarimin e regjistrimit fillestar të vendbanimit dhe të ndryshimit të vendbanimit, nga 3.000 lekë në 10.000 lekë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.