Gjendet një tunel i mbushur me 768 kg drogë 

Gjendet një tunel i mbushur me 768 kg drogë 

61
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme drogë është sekuestruar në Përmet dhe disa persona janë ndaluar. Burime zyrtare nga policia njoftojnë se droga, 102 thasë me 768 kilogramë në total, u gjet sot në një tunel.
Aksioni
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës, se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar e vijon operacioni “Piskova”, njofton policia.
Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.