Gjendet e vdekur nje vajze 20 vjecare ne Shkollen Murialdo Fier

Gjendet e vdekur nje vajze 20 vjecare ne Shkollen Murialdo Fier

618
SHPËRNDAJE

Fier!
Informacion paraprak.
Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 20 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”.
Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.
Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor.

Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.