Gjenden trupat e pajetë të dy peshkatarëve.

Gjenden trupat e pajetë të dy peshkatarëve.

75
SHPËRNDAJE

Vlorë
Në grykëderdhjen e lumit “Vjosë” pranë fshatit Dëllenjë, gjenden trupat e pajetë të dy peshkatarëve.
Policia ka bërë identifikimin e tyre dhe rezulton se trupat i përkasin shtetasve:
1- Elson Kërri, 37 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet ditën e sotme rreth orës 09:20 nga peshkatarët e zonës.
2- Florenc Doko, 41 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet i mbytur rreth orës 11:06, në kërkim e sipër nga Policia Vendore në bashkëpunim me atë Kufitare, Delta Force dhe Polumbarët e Pashalimanit.
Këta shtetas kishin humbur kontaktet që ditën e djeshme me familjarët e tyre, pasi kishin dalë për peshkim në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të mbytjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.