Gjanica perseri e ndotur,premtim i pambajtur i “Rilindjes”(video)

Gjanica perseri e ndotur,premtim i pambajtur i “Rilindjes”(video)

238
SHPËRNDAJE

Ligji mbetjeve u miratua me objektivin e madh per te pastruar Shqiperine nga mbetjet por  per Fieraket nje lum qe kalon permes ketij qyteti duket se ky ligj nuk egziston dhe nuk do te funksionoj. Per ironi te fatit keto jane pamjet e sotme te lumit Gjanica qe ka ardhur perseri me ngjyre dhe e ndotur .

Per vite me rradhe ndotja e lumit Gjanica ka qene jo vetem problematika e komunitwtit per ndotjen qe shkakton por edhe nje premtim elektoral ne kohe fushatash qe kurre nuk eshte mbajtur .Ajo perseri sot ka rrjedhur neper shtratin e saj e qete por e rrezikshme ne permbajtjen e saj helmatisese. 

Para zgjedhjeve te 21 Qershorit 2013 por edhe me pas kandidatet dhe me pas deputet te Fierit dhe kryeministri premtuan pastrimin dhe sistemin e lumit Gjanica por edhe pas fitores se zgjedhjeve vendore te 2015 gjithcka mbeti nje premtim. 

Pas pastrimit te 4 km te gjatesise se ketij lumi disa muaj me pare shtrati i ketij lumi ka nisur te rimbushet edhe nga hedhja e mbetjeve urbane. Pamjet tregojne situaten nderkohe perseri nga strukturat shtwterore dhe vendore ka vetem heshtje. 

Ndotja nuk po ndalet .Nuk po ndalet as nga denoncimet as nga institucionet mjedisore vendore por edhe deri nga Ministria e Mjedisit. Eshte per te ardhur keq per kete komunitet qe vazhdon dhe vuan pasojen e nje indiferentizmi total te kesaj qeverisje. 

Edhe pse behet fjale per nje rrezik qe ndodhet ne ujerat e ketij lumi per shkak te shkarkimeve me permbajtje te hidrokarbureve,perberesve kimik etj asnje mase nuk merret. Era mbytese e ketij lumi perhapet ne te gjithe qytetin. 

Keshtu,Gjanica vazhdon te mbetet kercenimi per shendetin e 100 mije banoreve .Megjithate njerezit harrrojn dhe kaperdijne kete helm qe rrjedh neper qytet duke e shperqendruar vemendjen diku ne vezullim ngjyrash te fasadave dhe duartrokitje arritjesh .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.