Gazetarja e njohur merr drejtimin e bordit të Soros në Shqipëri

Gazetarja e njohur merr drejtimin e bordit të Soros në Shqipëri

76
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gazetarja e njohur e Ora News, Ilva Tare merr drejtimin e bordit të Soros në Shqipëri. Ajo ka pranuar se ka pak kohë që ka marrë këtë post.

Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” ka në përbërjen e tij gjashtë anëtarë dhe një kryetar Bordi, që funksionon si strukturë këshillimore.

Ilva Tare që drejton emisionit “Tonigt” në Ora Neës ka qenë më parë anëtare e bordit të këtij Fondacioni, ndërkohë që me largimin e Remzi Lanit, ka zënë vendin e tij në drejtimin e Bordit.


Pak ditë më parë një media e njohur në Maqedoni Republika.mk ka botuar një analizë të gjatë që merret deri në detaje me oragnizatat joqeveritare dhe individët që sipas saj financohen nga fondet e miliarderit hungarezo- amerikan, Soros.
Sipas saj, edhe fonde të tjera nga SHBA dhe BE, kontrollohen nga ky rrjet me qëllim ndikimin në politikën dhe vendimarrjen në Shqipëri.
Republika.mk ka botuar dhe një listë të individëve dhe oragnizatave që sipas saj përbëjnë të ashtuquajturin sektori i tretë që vepron në sinkron me rrjetin e Sorosit në Shqipëri.
Kjo analizë i shtohet etheve në kufijtë e paranojës që kanë mbërthyer Shqipërinë e Ballkanin, duke anashkaluar kështu problemet e brendshme dhe duke e projektuar problemin që kemi me demokracinë tek një komplot i madh dhe i mistershëm ndërkombëtar.

B.W

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.