Franca voton 11 kandidatet per President

Franca voton 11 kandidatet per President

28
SHPËRNDAJE

Sot në Francë zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. E gjithë bota i ka thyer sytë nga Parisi, pasi këto zgjedhje këtë herë konsiderohen edhe si një betejë; mes të djathtës radikale me partitë e tjera që kanë udhëhequr tradicionalisht Francën; mes atyre që kërkojnë ndarjen e Francës nga BE-ja dhe atyre që besojnë ene në këtë projekt.

Këto zgjedhje përcaktojnë edhe të ardhmen e afërt të këtij vendi të madh, pasi Presidenti i Republikës franceze është një lloj Monarku republikan që “sundon” fuqiplotë gjatë një pesëvjeçari. Ai bën dhe zhbën qeveritë, është Ligjëvënësi dhe Gjykatësi i parë, përcaktues i aleancave dhe armiqve. Procesi që nis nesër zhvillohet me dy faza me kandidatë të dalë nga partitë politike ose nga shoqëria civile.

Në fazën e dytë ngelen dhe konkurrojnë kandidatët më të pëlqyer, të cilët do të përcaktohen nesër. Nëse I hedh një sy CV-së të 11 kandidatëve për të cilët do të nis raundi i parë i votimit ditën e nesërme, atëherë do të kuptohet qartë, se përse Franca vazhdon të jetë një komb i madh që vazhdon ta meritojë përcaktimin, “djep i demokracisë” dhe themelues i asaj Republike që u ngrit mbi gërmadhat e monarkisë me devizën e famshme “Liri-Barazi-Vëllazëri”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.