Foto/Nje protest ne Libofsh reagon ashper kreu i Bashkise Fier

Foto/Nje protest ne Libofsh reagon ashper kreu i Bashkise Fier

162
SHPËRNDAJE

Nje lajmerim i afishuar ne fshatin Agim te Libofshes alarmon kreun e bashkise Fier Armando Subashi qe ka reaguar menjeher ne facebook duke hedhur posht si te pa vertet dhe nje mashtrim lajmin se impianti i plehrave do te ndertohet ne Agim te Libofshes


Postimi i ARMANDO SUBASHIT

Sot mësova që PD Libofshë ka shpërndarë këtë lajmërim në fshatin Agim, për gjoja ndërtimin e impiantit të plehrave në këtë zonë. Me përgjegjësi të plotë sqaroj banorët e kësaj zone se, as nuk është diskutuar ndonjëherë një ndërtim i tillë në këtë zonë. Ky lajmërim i shpërndarë fshehurazi, pa emër dhe në terrin e natës është sa dashakeqas, aq edhe qesharak. Që PD është katandisur si mos më keq dhe nuk mbledh dot 10 njerëz bashkë, kjo duket sheshit, por që të përdorë metoda të tilla për të thirrur njerëzit në miting, kjo është me të vërtetë mjerane. Sqaroj edhe njëherë banorët e kësaj zone se Bashkia Fier nuk ka asnjë projekt të tillë në këtë zonë dhe se për këtë shpifje të ulët ka paraqitur kallzim penal në prokurori ndaj organizatorëve të kësaj farse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.