Foto/ Dy te vdekur nga shkembimi i nje zjarri me arme

Foto/ Dy te vdekur nga shkembimi i nje zjarri me arme

370
SHPËRNDAJE

 Shkëmbim zjarri në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur
Te shtena me arme ne vlore qellohet-drejt-nje personi. Personi qe eshte vrare eshte drejtori i OSHE Roaland Saliu ndersa eshte plagosur Erven Hyseni

 Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes që tronditi sot qytetin e Vlorës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 persona. Fill pasi mbeti i vrarë me armë zjarri drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu, pak minuta më vonë u konfirmua se viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur edhe biznesmeni Erven Hyseni, pronar i televizionit ‘Vlora Channel’ në qytetin e Vorës, i cili ishte edhe shënjestra e atentatorëve. Ai ka mbetur i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës tek sheshi i ‘Falmurit’, pranë një lokali, ndërsa Roaland Saliu ka humbur jetën në vendngjarje pa pasur mundësi të dërgohet në spital. Dyshohet se drejtori i OSHEE ka mbetur i vrarë gabimisht.
Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

Vlorë
Informacion paraprak i policise
Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:
1- R.S., Drejtor i OSHEE-së

2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.