Foto/Ngjarja ne Ballsh,te afermit tregojne si dhendri donte te vriste 

Foto/Ngjarja ne Ballsh,te afermit tregojne si dhendri donte te vriste 

1409
SHPËRNDAJE

Lulzim Sina, 35-vjeçari nga Dukati i Patosit, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pas tentativës për të vrarë prindërit e gruas me të cilën qe ndarë para dy vjetësh.
Daja i nuses, Filip Kosta ka rrëfyer se Lulzimi dhe mbesa e tij janë ndarë para dy vjetësh dhe nuk kishin fëmijë. Ishte me maskë dhe kur hyri në shtëpi, tentoi të qëlloi, por iu bllokua arma. Aty u përlesh me ish-vjehrrin e tij Edmondin dhe sapo iu zhbllokua, qëlloi.” 

Rrefimi i plote

 Daja I vajzes Filip Kosta tregon ngjarjen se si ndodhi

Ai ka trokitur ne deren e Edmondit dhe pas hapjes se deres ai ka nxjere pistoleten me silenciator dhe I ka thene mos te luaje Ka qene I maskuar .Qellim i I tije ishte qe ti vriste te kater aty ,por arma nuk ka shkrepur dhe pasi ka hequr masken ka mbushur armen dhe pas kesaj ka qelluar mbi Edmondin ,nderkaq ka nderhyre motra ime tha ai ,mamaja e cupes, ate e kane kapur dy predha .

Daja ka treguar se arsyeja pse e ka bere kete autori ishte ndarja midis tij dhe gruas .Ata banonin ne Amerike dhe nuk kishin femije qysh prej 6 vjetesh ndosha mund te jete edhe ky shkaku .Tjeter gje ne nuk dime pasi nuk ka patur konflikte 
Dy bashkëshortët, Edmond e Ludmilla Xhaferraj, përkatësishtë 53 dhe 52 vjeç, u plagosën. Tashmë ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, pohuan bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier  Ndërkohë që autori i ngjarjes, Lulzim Sina 35 vjeç,ende kërkohet nga Policia për tu vënë në pranga.
Burime policore pohuan se 35 vjeçari ka qënë i martuar me vajzën e çiftit të plagosur dhe Sina ka menduar se kanë qënë pikërisht ish-vjehrri dhe vjehrra që kanë ndikuar në ndarjen e tyre.
Ai dje pasdite ka hyrë në banesën e tyre me pistoletë të kalibrit të vogël dhe ka qëlluar 5 herë: 3 herë ish-vjehrrin dhe 2 herë ish-vjehrrën e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se autori i ngjarjes është emigrant i rregullt në SHBA. Ai pasi është ndarë me gruan e parë, vajzën e çiftit të plagosur, është rimartuar dhe jeton në Amerikë së bashku me gruan e dytë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.