Foto/Ne vendlindjen e Marseles ne Kraps ku flasin familjaret e saj

Foto/Ne vendlindjen e Marseles ne Kraps ku flasin familjaret e saj

2385
SHPËRNDAJE

Familjarët e Marsela Toshit (Beharit) kanë reaguar për herë të parë pas vrasjes së dy fëmijëve të mitur ,të vajzës së tyre dhe vetëvrasjes së bashkëshortit të saj Naum Toshit
Gjyshja e Marselës Merfaja nga fshati Kraps i Fierit tha për mediat se Marsela u kishte thënë se nuk e donte burrin dhe tregoi çfarë i rrëfente djali 7-vjeçar i mbesës, i cili vdiq bashkë me vëllanë, i mbytur nga babai që e rriti, Naum Toshi.


“Nipi më tha se babai i kishte nxjerrë jashtë një natë, pasi u zunë dhe kishin fjetur në furgon, – tha gjyshja. – Nipi 7 vjeç më thoshte se prindërit zihen.”

—Shtepia e Astrit Beharit babait te -Marseles

Ndërsa njerka e Marselës  Burbuqe Beharaj tha: “Naumi nuk ia jepte fëmijët, se i kishte të dy njesoj. Ajo erdhi kërkoi pasaportë për djalin e madh.”Burbuqja, njerka e Marselës, pohon se e ka rritur që 3 vjeçe, pasi babai i Marselës ishte ndarë nga gruaja e parë, mamanë e Marselës.

“Ka qënë çapkëne, e hedhur, – ka treguar ajo. – Shkuam në Greqi. Ne ikëm me pasaporta me vizë, Marselën e mori ne Greqi me lekë i ati. Atje, pas një muaji, u njoh me një djal dhe nuk erdhi në darkë në shtëpi. Njoftuam Policinë.

Pas 6 muajsh, djali erdhi na takoi e tha se e donte për grua. U martuan e bënë fëmijë, por Marsela rrihej nga burri i parë. Ajo e la dhe njohu Naunin, me të cilin u martua dhe lindi djalin e dytë. Marsela ishte një nënë e mirë për fëmijët e saj, nuk u mungonte asgjë. Ajo punonte në një lokal nate dhe lante gota e pjata.”

Burbuqe Beharaj ,Njerka e Marseles 

Marsela Beharaj lindur Shtator 1992

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.