Foto/Mbyten 3 shtetas ne Zvernec dy prej tyre jane femra

Foto/Mbyten 3 shtetas ne Zvernec dy prej tyre jane femra

430
SHPËRNDAJE

Vlorë
Informacion paraprak
Policia: 

Më datë 16.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur.
Po punon për identitetet e tyre të plota.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

Policia identifikon trupat e pajetë:
1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.