Foto/Kapet Fieraku ne Kakavije me 6 kg droge

Foto/Kapet Fieraku ne Kakavije me 6 kg droge

555
SHPËRNDAJE

Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohet 6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 18.05.2017, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike. 


Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Klajdi Këllçiu me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 6 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit :
Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.