Foto/Ja deri kur do të vazhdojë acari

Foto/Ja deri kur do të vazhdojë acari

536
SHPËRNDAJE

Janari pritet të vazhdojnë me temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore. Pavarësisht se nga dita e mërkurë do të ketë një rritje me 3 gradë celsius, në fundjavë ato do të ulen sërish duke kapur vlera negative.


Meteorologia Lajda Porja, gjatë një prononcimi në media tha se fundjava do të jetë e ftohtë dhe me reshje bore sidomos në zonat veriore.


“Në fundjavë do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në këto zona”, tha ajo. Kjo situatë do të zgjasë deri nga mesi i muajit Janar, kur temperatur do të shkojnë në vlera normale.


Sipas meteorologes, rritja e menjëhershme e temperaturave do të ishte jo normale, pasi do të sillte shkrirjen e borës, trashësia e së cilës në zonat malore në veri të vendit llogaritet të jetë rreth 1 metër. Shkrirja e borës më pas do të shkaktonte përmbytjen e zonave të Lezhës dhe Shkodrës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.