Foto/Itali:Kapet shqiptari me 35 kg kokaine

Foto/Itali:Kapet shqiptari me 35 kg kokaine

209
SHPËRNDAJE

Një kontroll i zakonshëm i policisë rrugore në Bolonja të Italisë ka sjellë sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge: 35 kg e 43 gr kokainë dhe arrestimin e një shqiptari.
Droga e ndarë në 30 paketime, u gjet në një makinë tip “Jeep Grand Cherokee”, që u ndalua mëngjesin e 30 dhjetorit dhe vlerësohet rreth 3.5 milionë euro, raportojnë sot mediat lokale.
Shoferi i makinës, 29-vjeçari shqiptar Asllan Luka, me precedentë të mëparshëm për shpërndarje droge, u arrestua.
Asllan Luka


Ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptari dhe ‘kurrikulumi’ i tij, që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenëve anti-drogë.
Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur.

Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.
Makina tip “Jeep“ (e sekuestruar) rezulton në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Përveç automjetit, policia sekuestroi edhe 1.700 euro dhe 2 celularë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.