Foto/Bashkia Roskovec merr nje vleresim te vecant

Foto/Bashkia Roskovec merr nje vleresim te vecant

589
SHPËRNDAJE

Ndoshta ka qene  e papritur per te gjitha bashkite ne vendin tone  por krejtesisht i merituar vleresimi qe i ka dhene Ambasada Zviceriane dhe Ministria e Pushtetit Vendor bashkise Roskovec.

Bashkia Roskovec ka fituar vendin e parë në nivel kombëtar në fushën e zhvillimit ekonomik .Ka qene  projekti i promovimit te vlerave te agroturizmit me performances e shkelqyer dhe jehona qe mori “Festa e Ullirit” ne  Kurjan ne 28 Tetor 2016 qe i ka dhene kete vleresim te cmuar bashkise Roskovec. Jo vetem nje certifikate qe vlereson frymen krijuese te kesaj bashkie por edhe 10 mije franga zviceriane shperblim 

DLDP – Decentralization Local Development Program  eshte Programi i Decentralizimit financuar nga qeveria zvicerane , në bashkëpunim me ministrinë e pushtetit vendor . Ky cmim eshte dhene sot pas konkursit te zhvilluar   për praktikat mē të mira të pushtetit vendor në nivel rajonal dhe kombëtar

Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi nepermjet nje mesazhi te drejtuar administrates se bashkise ka shprehur faleminderime per gjithë stafin që punuan për zbatimin e projektit dhe prezantimin e tij në mënyrë dinjitoze ! 


Një vlerësim i merituar pas një viti të mbushur me punë ka perfunduar mesazhin e saj kryetarja e Bashkise Roskovec 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.