Foto/Banoret e Luarit,Roskovec,ishin lene te harruar

Foto/Banoret e Luarit,Roskovec,ishin lene te harruar

585
SHPËRNDAJE

Te harruar dhe braktisur ne meshire te fatit. Keshtu mund te thuhej per banoret e fshatit Luar te njesise administrative Kuman , Roskovec te cilet ishin lene per vite ne harrese nga qeverisjet e meparshme dhe investime te munguara per te siguruar ujin e pijshem , burimin kryesor te jetes. 

Atje ku per shume vite me rradhe banoret e kesaj zone ishin pa uje ne kerkim te tij , sot ka nisur puna për ta risjelle ate. Bashkia Roskovec ka nisur zëvendësimin e linjave ekzistuese te cilat ishin pothuajse jashtë funksionit të tyre .

Per shume vite rrjeti i dikurshem ishte i groposur dhe  i mbetur pa vlere , duke lene pa uje nje komunitet. Investimi i bashkise qe sapo ka nisur jo vetem zvendeson rrjetin me linja të reja, por ka mundesuar edhe vendosjen e kasetave dhe matësave të rinj duke afruar per konsumatoret nje sherbim i cili ishte ne amulli totale me pare. 

Pas ketij investimi bashkia Roskovec mundeson per banoret e Luarit te njesise administrative Kuman 24 ore uje pa nderprerje dhe duke i dhene fund keshtu vuajtjeve te tyre ne kerkim te ujit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.