Foto/ Ngrin depua e ujit ne Seman,3 mije banore pa uje

Foto/ Ngrin depua e ujit ne Seman,3 mije banore pa uje

949
SHPËRNDAJE

Temperaturat e ulëta qe kane arritur deri ne -10 grad ne rrethin Fier kane krijuar mjaft peobleme me furnizimin me uje. Qindra banore ne qytetin e Fierit kane pasur probleme ne furnizimin me uje pasi kane ngrire tubacionet dhe nuk funksionojne pompat qe ngrejne ujin ne katwt e siperme. Nje situate te njejte mund te thuhet edhe per Semani ky depua e vetmw e ujit që ndodhet në hyrje të fshatit Seman ka ngrire . Per pasojë rreth 3 mijë banorë të fshatit Seman nuk kane uje por e kane blere apo e kane marre ne burime te tjera


Banoret kane thene se kane  një javë pa ujë dhe fatmiresisht kane mundur te marrin uje nga puset . Shume familje ne Seman kanë puse në oborret e shtëpive .Ata e nxjerrin  ujin me kova pasi pompat kane  ngrire se bashku me tubacionet. Për të pirë furnizohen nga autoboti, por problem mbetet sigurimi i ujit për bagëtitë. 

Ndrkohe Laguna e Nartës ka ngrirë. Ky fenomen konsiderohet i rrallë pasi në sipërfaqen prej 42 km katrorë të saj kjo nuk ndodh prej 32 vitesh. Peshkatarët kanë çarë akullin gjatë mëngjesit për të mbledhur peshkun e ngrirë.


“As ka ndodhur si sivjet. Në ‘65 ka ndodhur pak, por u shkri shpejt. Sivjet ka ngrirë komplet, ka ngrirë edhe peshku brenda ka thene  një banor i zonës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.