Foto nga shperthimi ne uzinen e Ballshit

Foto nga shperthimi ne uzinen e Ballshit

980
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
Një viktimë është konfirmuar nga burimet zyrtare. Ai është Shkëlqim Muça, 40-vjeç nga Ballshi. Gjithashtu, disa presona kanë mbetur të plagosur.
“Në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, në seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i një valulave të pompës se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha”, ka njoftuar policia.Gramoz Fejzo zjarrfeikesi i plagosur
Ngjarja

Një shpërthim masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh rreth orës 21:30, ndërsa 1 person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Policia sqaron se në Repartin nr 3, ne seksionin 92, të uzinës ka ndodhur shpërthimi i një valulave të pompës së hidrogjenit e shoqëruar me flakë te mëdha.
Po sipas policisë, nga shpërthimi ka humbur jeten Shkëlqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, ndërsa 1 person është në gjendje të rëndë dhe 4 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll. Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje.
ORA 01:35–IDENTIFIKOHEN DY NGA TË PLAGOSURIT QË TRANSPORTOHEN DREJT TIRANËS

Dy nga punëtorët e plagosur janë dërguar drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar. Bëhet me dije se drejt spitalit të Tiranës janë transportuar Fatos Bushaj nga fshati Lalar dhe Kovaç Pashaj nga Ballshi.
ORA 01:23- NJË ZJARRFIKËS NË SPITAL SI PASOJË E ASFIKSIMIT 

Një nga zjarrfikësit që bënë të mundur shuarjen e flakëve në uzinën e Ballshit ka mbetur i asfiksuar si pasojë e tymit dhe flakëve. Gramoz Fejzo ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit për të marrë trajtimin mjekësor.
ORA 01:05- MINISTRI BEQAJ TEK SPITALI I FIERIT, GJIKNURI TEK UZINA E BALLSHIT 

Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në spitalin e Fierit për të parë nga afër të plagosurit që po marrim trajtim mjekësor në këtë spital. Ndërkohë, ministri i Energjisë dhe Industrisë ka mbërritur në uzinën e Ballshit ku ndodhi shpërthimi.

MJEKU: JANË 6 TË PLAGOSUR

Drejtori i Spitalit në Ballsh, Pajtim Ismaili konfirmoi se nga shpërthimi janë plagosur 6 persona, 4 prej të cilëve pak më rëndë.
“Për momentin kemi 2 të plagosur këtu në Ballsh. 4 vetë janë nisur për në Fier, janë në një gjendje pak më të rëndë, duan ndihmë të specializuar. Janë 6 të plagosur”.
SHPERTHIMI

Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr me përmasa të mëdha. Banorët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit rrezikohet sektori i reaktorëve, ndërsa është bërë thirrje për ndihmë.
Sipas raportimeve të para shpërthimi ka ndodhur në sektorin e fundit të hallkës së përpunimit të naftës, pranë reaktorëve kimikë. Në vendin e ngjarjes ka shumë ambulanca, si dhe forca policie.
Drejt spitalit të Fierit janë nisur 2 autoambulanca por nuk dihet numri i të plagosurve brenda tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.