FOTO/ Kush janë dy motrat binjake të rrahura në Fier?!

FOTO/ Kush janë dy motrat binjake të rrahura në Fier?!

857
SHPËRNDAJE

Këto në foto janë dy motra binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari, të cilat janë dhunuar barbarisht në mes të qytetit pse morën pjesë në protestën e opozitës më 18 shkurt.

Sipas liderit të opozitës, Lulzim Basha ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës në qendër të qytetit të Fierit. Ndërkohë “BalkanWeb” mëson se dy motrat binjake kanë qenë duke ecur në bulevard, kur papritur dy persona kanë dalë nga një lokal që ndodhet përballë shkollës “Industriale” dhe i kanë kërcënuar e fyer pse shkuan në protestën e PD-së në Tiranë.

Dy motrat kanë rrëfyer në polici se njëri nga dy personat i ka thënë: “Doni të rrëzoni Ramën ju? Pse shkuat në protestë në Tiranë?”.
Sipas dëshmisë së tyre ato i janë përgjigjur se s’ka punë ai se ku shkojnë dhe se në këtë moment, njëri nga dy personat i ka qëlluar me shkelma dhe grushta në mes të bulevardit.
“BalkanWeb” mëson se kjo skenë është parë jo vetëm nga kalimtarët e rastit, por edhe nga klientët dhe pronari i lokalit përballë shkollës “Industriale”, i cili i është drejtuar agresorit që të mos i qëllojë vajzat.
Dy motrat 29-vjeçare, Antoneta dhe Gladiola Hatillari kanë shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë së Fierit dhe kanë bërë denoncimin, duke treguar me detaje të gjithë ngjarjen dhe vendin ku ato u dhunuan.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij pasditen e djeshme tek “Çadra e Lirisë”, denoncoi rrahjen barbare të dy motrave binjake nga Fieri dhe i dha një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojë autorin ose në të kundërt do të përballen me pasojat.
Basha u shpreh se, autori është një emër i njohur për policinë, por nuk arrestohet. “Dua ta nis me një lajm të trishtë, por po kështu një lajm, i cili na bën edhe më të fortë, edhe më të vendosur në betejën tonë. Dje bandat e republikës së vjetër kanë sulmuar dhe kanë agresuar dy vajza 29-vjeçare nga Fieri. Kanë sulmuar Antonetën dhe motrën e saj binjake për arsyen e vetme se në bashkimin e madh popullor të 18 shkurtit ishin këtu dhe qëndruan këtu prej minutës së parë e deri në fundin e asaj mbrëmjeje, bashkë me dhjetëra e qindra vajza të tjera, me dhjetëra e qindra gra nga Fieri e Tirana dhe gjithë Shqipëria. E pra, bandat e Republikës së vjetër dje kanë ngritur dorë mbi Antonetën, vetëm e vetëm për këtë arsye: Sepse pati guximin, sepse pati vendosmërinë, sepse pati qytetarinë të jetë pjesë e këtij bashkimi të madh popullor”, – deklaroi Basha.
Më tej, ai i bëri thirrje policisë që të arrestojë banditin duke i lënë afat deri në orën 24:00. “Sot kam një thirrje për Policinë e Fierit, keni afat deri në orën 24:00 të darkës për arrestimin e autorit, i cili është i njohur publikisht nga ju. Mos e zvarrisni çështjen, arrestojeni autorin ose merrni përsipër pasojat e parikuperueshme të mosveprimit tuaj. Ky është mekanizmi i republikës së vjetër. E keni parë në Korçë në zgjedhjet e 2014-ës, e patë në zgjedhjet lokale të 2015-ës, e patë së fundmi në Dibër, në zgjedhjet e shtatorit të kaluar. Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit, bandat dhe banditët e paguar me lekët e pista të drogës kanë guximin të frikësojnë, të terrorizojnë dhe të godasin qytetarët, vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike, vetëm e vetëm për shkak se duan të japin votën e tyre si qytetarë të lirë”, u shpreh Basha nga çadra e PD-së para kryeministrisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.