Video/Foto/ Fieri ne mesdite, Dielli dhe Bashkia shkrin akujt ne rruge

Video/Foto/ Fieri ne mesdite, Dielli dhe Bashkia shkrin akujt ne rruge

309
SHPËRNDAJE

Bashkia Fier, nëpërmjet ndërmarrjes së Pastrimit, që në orët e para të mëngjesit është angazhuar totalisht me pastrimin e rrugëve nga akulli në qytet, për t’i bërë ato sa më shpejt të kalueshme.

 Rruga e spitalit, unaza dhe të gjitha rreth – rrotullimet në qytet kanë qenë objekt i punës, ku është synuar gërryerja dhe hedhja e kripës me qëllim eleminimin sa më shpejt të pranisë së akullit në rrugë. 


Reshjet e borës së mbrëmjes së kaluar dhe ngricat që pasuan, bënë që të gjitha rrugët e qytetit të përfshiheshin nga akulli dhe lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve ishte e vështirë. Me masat e ndërmarra dhe me punën e vazhdueshme të Ndërmarrjes së Pastrimit, situata po shkon drejt stabilizimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.