Foto/ Fier: Popullsia drejt tkurrjes dhe plakjes

Foto/ Fier: Popullsia drejt tkurrjes dhe plakjes

1053
SHPËRNDAJE

Popullsia e Fierit po shkon drejt tkurrjes se vazhdueshme duke sjell plakjen e popullsise. Emigracioni ne rritje dhe reduktimi i lindjeve nga viti ne vit jane shkaku i ketij fenomeni ,qe ne nje te ardhme te afert do sjell plakje te popullsise. 

Presidenti urdherit te mjekut ne Fier dhe mjeku i njohur obsteter Besnik Brahimaj eshte shprehur se ne vitin 2016 numri i lindjeve ne maternitetin Fier rregjistruan 1800 lindje te cilat jane rreth 300 me te uleta nga viti 2015. 

Por mjeku Brahimaj eshte shprehur gjithashtu se kjo renie sot eshte alarmante nese do ta krahasonim  me numrin e lindjeve eshte evidentuar ne vitin 1995 ku rregjistroheshin 5000 lindje ne nje vit. Ne ditet tona kemi nje reduktim prej me shume se 50% te numrit te lindjeve cka do te thote nje tkurrje te popullsise . 

Shkaku kryesor i renies se numrit te lindjeve sipas mjekut Brahimaj jane disa faktore ndersa kryesoret jane emigrimi si dhe planifikimi familjar dhe metodat e shtatezanise se padeshiruar per mos te pasur me shume se dy femije. Kjo per arsyen qe shume familje ne fshat dhe qytet kane probleme me jetesen per shkak te ekonomise dhe financave te varfera


Historik i popullsise ne Fier

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 në territorin e bashkisë së re banojnë 120.655 njerëz ndërsa në regjistrin civil rezultojnë banorë 196.324 njerëz. Sipërfaqja e bashkisë së re është 619.9 km2. Në bazë të censusit, densiteti i popullsisë është 194.6 banorë për kilometër katror ndërsa në bazë të regjistrit civil, densiteti është 316.70 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga dhjetë njësi administrative, të cilat janë: Fier, Cakran, Mbrostar Ura, Libofshë, Qendër, Dërmenas, Topojë, Levan, Frrakull dhe Portëz. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Fierit dhe qarkut Fier. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 85 fshatra. 
Regjistrimi i parë i populsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit futeshin 2 krahina : Rethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vetë qyteti i Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike.

 Aty u vendosën banorë të ardhur nga Labëria, Kosova dhe Çamëria si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes së re administrative rrethi kishte një sipërfaqe prej 1175 km2. Në te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra të grupuar dhe 21 të bashkuar. Me shndërimin e rrethit në qendrën ekonomike më të zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces i zhvilluar urbanizimi. Për të plotësuar nevojat e industrisë dhe bujqësisë, filloi një lëvizje e madhe migratore drejt Fierit. 

Ne vitin 1965 qyteti i Fierit numëronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Në vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 200 banorë, dhe dendësi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifrën 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %.

Me fillimin e viteve 90 –të në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë. 

Ne vitin 2001 popullsia e rrethit të Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti i Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendësia e popullsisë për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me të lartat në Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.