Fier:Vajza akuzon ish të dashurin per dhune psikologjike

Fier:Vajza akuzon ish të dashurin per dhune psikologjike

346
SHPËRNDAJE


Komisariati i Policisë Fier 

Më datë 20.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.M, vjeç 26, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish i dashuri J.L, vjeç 31 banues në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Sipas burimeve policore, E.M., 26 vjeçe, është paraqitur një ditë më parë në Polici edhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke thënë se ish i dashuri J.L, 31 vjeç e ka dhunuar psikologjikisht. Kërkesë që është pranuar nga Policia.

Kështu, ndaj 31-vjeçarit ka nisur një hetim. Materialet në ngarkim të tij, Policia bën me dije se i ka referuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.