Fier:Transportonte solar kontrabande ,arrestohet 45 vjecari

Fier:Transportonte solar kontrabande ,arrestohet 45 vjecari

230
SHPËRNDAJE

Fier 

Kapet duke transportuar 1000 litra solarë kontrabandë, procedohet penalisht administratori i një firme me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi:

 

-A.O, 45 vjeç, banues në Fier.

 

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Verbas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz Mercedes Sprinter me targa AA 223 IB, 1000 litra lëndë djegëse e dyshuar solar.

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti dhe lënda djegëse.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.