Fier:Thyen masen e arrestit ndalohet 36 vjecari

Fier:Thyen masen e arrestit ndalohet 36 vjecari

174
SHPËRNDAJE

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin:

-Orvel Hebeja, 36 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që ka dhëne Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, si edhe ka goditur me grushta për motive të dobëta shtetasen O.A, 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga Nenet 323/1,321/1 dhe 90 të Kodit Penal

36 vjecari mesohet se eshte biznesmem

Ai u ndalua më 15 janar të 2014-ës në kuadër të operacionit të koduar Ispala, ndërsa dyshohet të jetë porositësi i sasisë prej 59 kilogramësh heroinë e sekuestruar në janar të vitit 2014 nga autoritetet turke, në kufi me Greqinë.

Policia turke arrestoi shoferin e kamionit me të cilin po transportohej lënda narkotike, e cila ishte fshehur në disa filtra që përdoren për automjetet e që ishin për llogari të biznesmenit fierak.

Hetimi ndaj këtij shtetasi nisi pas informacioneve që mbërritën në Prokurorinë shqiptare nga ana e autoriteteve turke.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.